BE mesazh të prerë Putinit: Lironi Navalnyn

schedule14:19 - 22 Janar, 2021

schedule 14:19 - 22 Janar, 2021

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka kërkuar nga kreu i shtetit rus Vladimir Putin që të lirojë politikanin opozitar, Aleksei Navalny.

Michel përmes një postimi në Twitter bën me dije se këtë të premte ka zhvilluar një bisedë telefonike me Putin.

Në bisedën time me Putinin sot, kam ritheksuar se BE-ja është e bashkuar në dënimin e ndalimit të Alexei Navalnyt dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm”, shkruan Michel në Twitter.

Navalny u ndalua fundjavën e kaluar dhe u burgos për 30 ditë, për shkelje të pretenduara të lirimit me kusht. Ai u ndalua menjëherë pas kthimit në Moskë nga Gjermania, ku u trajtua për helmim me një agjent nervor.

Gjykata tha se Navalny e ka shkelur lirimin me kusht masë që i është shqiptuar më herët, pas disa akuzave të ngritura për përvetësim fondesh.

Ndërkohë Navalny i ka cilësuar këto akuza si të motivuara politikisht.

Për lirimin e Navalnyt kanë bërë thirrje edhe zyrtarë të tjerë të komunitetit ndërkombëtar, përfshirë këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!