Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE merr ‘timonin’ e paqes/ Nura: Europa, mungesë uniteti mes vendeve. Mineralet e rralla, në territoret e pushtuara nga Rusia

schedule18:49 - 3 Mars, 2025

schedule 18:49 - 3 Mars, 2025

Gazetari Artur Nura i ftuar në ‘Tirana Live’ komentoi zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare sa i takon temës së nxehtë të luftës së armatosur dhe luftës diplomatike me në krye SHBA.

Sipas tij, BE është e përçarë sa i takon qëndrimeve dhe mbështetjes së ofruar kundrejt Ukrainës.

“Ka lajme që tregojnë mungesë të unitetit të BE. Pati një marrëveshje nga Parisi ku lokomotivë ishte Britania e Madhe dhe Parisi. Më pas pati deklaratë që kjo gjë nuk është e vërtetë dhe pati lajm se aleati më i madh i Britanisë së Madhe është SHBA.

Nga Hungaria thuhet se nuk duhet mbështetur më Ukraina. Sllovakia kërkon të mos i dërgoj ndihma Ukrainës. Kjo tregon që kemi BE, por nuk kemi shtetet e bashkuara të Europës.”

Më tej, Nura shtoi se konflikti është më i thellë dhe më i gjerë, ndërsa komentoi se mineralet e rralla ndodhen në territoret e pushtuara nga Rusia dhe tregojnë për një marrëdhënie ‘më jep- të jap’.

“Problematika nuk është Zelensky- Trump, por është më e gjerë. Është konflikt perëndim- Rusi dhe qasja nga administrata e Trump është qasje e re, po flitet për fluturime direkte dhe është një qasje pragmatiste. Nëse flasim për mineralet e rralla që janë në territoret e pushtuara nga Rusia tregon për një marrëdhënie më jep-të jap. Problemin ekonomik nuk e kanë me Rusinë, por e kanë me Europën që është një pasuri. Deri tani kemi pasur konflikt ekonomik me Europën, kurse tani po bëhet politik. Nuk kemi një perëndim të qartë dhe të unifikuar. Lufta ekonomike me Kinën është shumë më e thellë.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!