BE me mision të kufizuar vëzhgues në zgjedhjet në veri të Kosovës

schedule17:50 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 17:50 - 2 Dhjetor, 2022

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se nuk do të jenë në gjendje të angazhojnë mision të plotë të vëzhgimit të zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës, për shkak të kohës së shkurtër të mbajtjes së tyre.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan – do të mbahen më 18 dhjetor.

Këto komente Szunyog i bëri në një konferencë për media më 2 dhjetor, ku u prezantuan gjetjet preliminare dhe konkluzionet mbi gjendjen e zbatimit të rekomandimeve të misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2021.

Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgim të Zgjedhjeve në Kosovë ka propozuar 23 rekomandime për autoritetet në Kosovë.

Rekomandimet fokusohen në regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, mbikëqyrje efektive të financimit të partive, reklamimin zgjedhor në platformat online, pastrimin e listave të votuese dhe rekomandime tjera.

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgim të Zgjedhjeve në Kosovë, Lukas Mandl, tha se rekomandimet mund t’i përmirësojnë zgjedhjet e ardhshme dhe t’i fuqizojnë institucionet demokratike.

Misioni për Vëzhgimit e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian është organ i pavarur dhe neutral, mandati i të cilit është për të vlerësuar procesin zgjedhor konform standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeve.

Bashkimi Evropian që nga viti 2013 ka vëzhguar të gjitha zgjedhjet në Kosovë./rel/