BE kritikon Kinën për Hong Kong por firmos marrëveshje me Pekinin

schedule15:09 - 7 Janar, 2021

schedule 15:09 - 7 Janar, 2021

Bashkimi Europian kritikon mungesën e tolerancës politike të qeverisë së Hong Kong pas arrestimit të 53 opozitarëve. Brukseli kërkoi lirimin e menjëhershëm të disidentëve. Bëhet fjalë për arrestimin më të egër që nga hyrja në fuqi e ligjit për sigurinë kombëtare në qytet shtetin tashmë të kthyer prej vitesh nën kontrollin e Pekinit. Dhe minsitri i jashtëm britanik Dominik Raab, reagoi duke i cilësuar arrestimet si një sulm të rëndë të të drejtave dhe lirisë.

Sipas akuzës të arrestuarit janë përpjekur të detyrojnë guvernatoren Kerri Lam që të japë dorëheqjen, në mënyrë që të paralizojnë aktivitetet e qeverisë.

Bashkimi europian aktualisht po vlerëson vendosjen e sanksioneve kundër Kinës dhe pse një javë më parë Europa firmosi me Pekinin atë që cilësohet si marrëveshja më ambicioze që ka arritur ndonjëherë Kina. Një marrëveshje për investimet me pasoja gjeopolitike që janë një fitore për dragoin aziatik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!