BE kërkon të trajnojë më shumë ushtarë ukrainas

schedule12:51 - 30 Gusht, 2024

schedule 12:51 - 30 Gusht, 2024

Bashkimi Europian, i cili ka vendosur objektivin e trajnimit të rreth 60,000 ushtarëve ukrainas këtë vit, dëshiron të bëjë më shumë, por mbetet i dyzuar nëse do ta bëjë këtë në Ukrainë, tha sot shefi i politikës së jashtme europiane, Josep Borrell.

“Ne do të diskutojmë mjetet për të zhvilluar misionin tonë për të trajnuar ushtarët ukrainas.

Ne po shqyrtojmë mundësinë që të kemi një qendër koordinimi në Kiev, por nuk ka marrëveshje për të trajnuar ushtarët ukrainas në tokën ukrainase në kuadër të strukturave europiane”, tha Borrell.

Vendet, duke përfshirë Francën, Estoninë apo Suedinë, janë në favor, por të tjerët janë më ngurrues, nga frika e një përshkallëzimi të konfliktit.

Madje, Borrell bëri thirrje për përshpejtimin e dërgimit të armëve nga vendet e BE-së në Ukrainë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!