“BE kërkon rezultate në Ballkan”, Nazarko: Investim i madh për dialogun Kosovë-Serbi

schedule16:42 - 12 Prill, 2024

schedule 16:42 - 12 Prill, 2024

Analisti Mnetor Nazarko në një bashkëbisedim në emisionin “Balkan Update” në ABC News, foli edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai u shpreh se Bashkimi Evropian kërkon rezultate në Ballkan, ndërsa shtoi se është bërë investim i madh nga BE dhe Perëndimi për përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ka një lloj ftohje të marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Francës. Ajo që i përbashkon këto përpjekje individuale është fakti që BE do që të kenë rezultate të prekshme nga dialogu Kosovë-Serbi. Ata dëshirojnë që hyja e Kosovës në Këshillin e Evropës të ketë produkte të prekshme nga marrëveshja e Ohrit. Duket që Vuçiç e ka pranuar hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, por kërkon respektimin e Asociacionit.“, tha analisti.

Për sa i përket situatës politike në Kosovë dhe mundësisë për zgjedhje të parakohshme ai tha se “Nuk ka informacion për shpërndarjen e Parlamentit. Nëse Kurti do donte ta bënë këtë do ishte domosdoshmërisht hyrja e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe do ishte bonus. Së treti do ishte për themelimin e Asociacionit. Në fjalimin e Macron me Vuçiç, u vlerësua që Vuçiç ishte pjesë e vizitës kur ishte dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!