BE jep rekomandimin, Remdesivir bëhet i pari ilaç i përdorshëm kundër COVID-19

schedule12:58 - 26 Qershor, 2020

schedule 12:58 - 26 Qershor, 2020

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar autorizimin e ilaçit anti-viral Remdesivir për trajtimin e pacientëve me koronavirus në Bashkimin Europian.

‘Remdesivir është medikamenti i parë për Covid-19 që autorizohet për përdorim në  BE’, tha EMA në një deklaratë.

Ilaçi  ka ndihmuar në përmirësimin e gjendjes së personave të prekur me Covid-19. kur merej që në fazat e hershme të infeksionit.

Ndërsa shumë vende vazhdojnë të vuajnë si pasojë e pandemisë, interesi për ilaçin ka qenë i lartë pasi nuk ka ende një kurë të aprovuar apo vaksina kundër Covid.

Testi i fundit mbi remdesivir tregoi se, ilaçi uli me 31% shtrimin në spital të pacientëve, kundrejt atyre që kishin marrë një trajtim placebo.

Studimet tregojnë  se kjo kurë ka më shumë efikasitet kur merret në fazat e para të infeksionit./abcnews.al