BE-ja njofton sanksione ndaj Rusisë për njohjen e rajoneve ukrainase

schedule21:50 - 21 Shkurt, 2022

schedule 21:50 - 21 Shkurt, 2022

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen dhe Charles Michel Predent i Këshillit Europian kanë dënuar njohjen e dy republikave separatiste të Luhanskut dhe Donestkut në Ukrainë.

Gazetarja Erisa Zykaj raporton për Abcnews.al se ata kanë dënuar me termat më të ashpër të mundshëm vendimin e Putinit për të vijuar këtë sjellje.

Lexo edhe: NATO dënon njohjen e rajoneve rebele të Ukrainës nga Putin

BE-ja do të reagojë me sanksione ndaj personave të përfshirë në këtë akt të paligjshëm. Bashkimi përsërit mbështetjen e tij të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, shprehen ata në një deklaratë të përbashkët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!