BE-ja njeh certifikatat e vaksinimit kundër COVID-19 të Kosovës

schedule04:08 - 2 Korrik, 2022

schedule 04:08 - 2 Korrik, 2022

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga data 1 korrik Bashkimi Evropian do të pranojë certifikatat e vaksinimit dhe të testimit të lëshura nga institucionet e Kosovës për COVID-19.

Sekretariati i EU digital Certificate i Komisionit Evropian e ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë se është konfirmuar pranueshmëria –vendimi mbi ekuivalencën e certifikatës digjitale të vaksinës kundër COVID-19, e lëshuar nga Kosova në EU digital certificate, me qëllim lehtësimin e së drejtës së lëvizjes së lirë brenda shteteve të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Lexo  edhe: Rritje mbi 400% e rasteve me koronavirus në Kosovë

Edhe në njoftimin e Zyrës së BE-së, të lë shuar të enjten, thuhet se ky vendim vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara “në përputhje me rregulloren e BE-së, të Parlamentit Evropian dhe Këshillit”./REL/