BE-ja dënon ndërhyrjen e Turqisë në Libi

schedule09:08 - 8 Janar, 2020

schedule 09:08 - 8 Janar, 2020

Kreu i diplomacisë europiane, Joseph Borell dënoi sot ndërhyrjen e Turqisë në konfliktin në Libi, gjatë një takimi në Bruksel me ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe.

“Është një gjë që ne e kundërshtojmë dhe që rrit shqetësimin tonë për situatën në këtë vend”, u shpreh Borrell.

“Është urgjente të ndërpriten armiqësitë e krijuara në Tripoli dhe afër saj.

Çdo përshkallëzim, si dhe ndërhyrje, do ta bëjnë konfliktin më të zgjatur, do t’i sjellë më shumë vuajtje njerëzve në Libi,  dhe do të përkeqësojë mosmarrëveshjet.

Borrell dhe katër homologët e tij të vendeve anëtare të BE-së u mblodhën në një takim urgjent për të diskutuar situatën në Libi, ku marshalli Khalifa Haftar po vazhdon sulmin e tij me shenjestër Tripolin.

Europianët kanë frikë se ndërhyrja ushtarake e Ankarasë në mbështetje të Qeverisë së Unitetit Kombëtar (GNA), e njohur nga OKB, mund ta përkeqësojë situatën.

“BE është plotësisht e bindur se nuk ka zgjidhje ushtarake për krizën në Libi”, thuhet në deklaratën e përbashkët, e cila kërkon ndërprerje të menjëhershme të veprimeve ushtarake.

Alles Europa news kujtoi se pas rrëzimit të regjimit të Muammar Gaddafi në 2011, Libia mbetet e ndarë sipas parimit të territorit.

Tripoli dhe perëndimi i vendit po përpiqen të kontrollojnë qeverinë e Akordit Kombëtar (PNC), të udhëhequr nga Fayez Sarraj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!