Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE hetim për Google/ Dyshohet se shkeli rregullat e konkurrencës, kompania rrezikon gjobë

schedule12:24 - 9 Dhjetor, 2025

schedule 12:24 - 9 Dhjetor, 2025

Bashkimi Europian ka hapur një hetim për të vendosur nëse Google po shkel rregullat europiane të konkurrencës në lidhje me përdorimin e inteligjencës artificiale.

Komisioni Evropian tha se do të shqyrtojë nëse kompania amerikane e teknologjisë, e cila drejton modelin Gemini AI dhe është në pronësi të Alphabet, po i vë pronarët rivalë të inteligjencës artificiale në një disavantazh.

Krahu ekzekutiv i bllokut tha se hetimi është i fokusuar të zbulojë nëse Google po shtrembëron konkurrencën duke imponuar kushte dhe afate të padrejta mbi botuesit dhe krijuesit e përmbajtjes, ose duke i dhënë vetes akses të privilegjuar në përmbajtje të tillë.

Google gjithashtu mund të ketë përdorur përmbatje nga faqet në ueb per te gjeneruar shërbime të mundësuara nga inteligjenca artificiale, pa ofruar kompensim për botuesit dhe pa u ofruar atyre mundësinë të refuzojnë përdorimin e përmbajtjes që kanë prodhuar.

Kompania gjithashtu mund të ketë përdorur përmbatje nga YouTube për të trajnuar modelet e veta të inteligjencës artificiale pa u ofruar krijuesve kompensim ose sërish, mundësi për të refuzuar.

Nëse Komisioni arrin në përfundimin se Google ka abuzuar me pozicionin e saj dominues, kompania mund të përballet me gjoba deri në 10% të të ardhurave të saj vjetore globale.

Hetimi ndaj Google, një kompani amerikane, vjen pasi Bashkimi Europian gjobiti platformën “X” të Elon Musk me 120 milionë euro për shkelje të rregullave.

Gjoba u kthyer në një përplasje jo vetëm mes miliarderit dhe bllokut, por edhe mes vetë Uashingtonit dhe Brukselit, me administratën e Trump që ka akuzuar unionin 27-anëtarësh për sulme ndaj kompanive amerikane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!