BE hap negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë

schedule18:49 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 18:49 - 14 Dhjetor, 2023

“Këshilli Evropian ka vendosur të hap negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë,” thotë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një postim në Platformën X.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Këshilli Evropian ka vendosur t’i japë Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat dhe se BE-ja do të fillojë negociatat me Bosnje-Hercegovinën pasi të arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshmërisë me kriteret e pranimit, ndërsa i ka bërë thirrje Komisionit të paraqesë një raport deri në mars me qëllim të marrjes së një vendimi të tillë.

Charles Michel flet për “një mesazh të qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë“./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!