BE: Gjoba dhe burg për shkeljen e sanksioneve ndaj Rusisë

schedule14:24 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 14:24 - 2 Dhjetor, 2022

Kompanitë që shkelin sanksionet e BE-së kundër Rusisë do të përballen me gjoba prej të paktën 5% të xhiros së tyre në mbarë botën, sipas propozimeve të paraqitura nga Komisioni Europian, shkruan The Guardian.

Plani, i cili ka nevojë për miratim nga parlamenti europian dhe 27 shtetet anëtare të BE-së përpara se të hyjë në fuqi, thekson gjithashtu se individët që shkelin sanksionet e BE-së do të përballen me burg prej të paktën pesë vitesh.

Shkelja e sanksioneve ndaj Rusisë është tashmë një vepër penale në disa vende të BE-së, por në vende të tjera ajo trajtohet si një vepër administrative dhe dënimet ndryshojnë në të gjithë bllokun.

“Ende ka shumë boshllëqe midis shteteve anëtare kur bëhet fjalë për dënimin e  kompanive dhe kompanive që shkelin sanksionet e BE-së,” tha komisioneri i Drejtësisë Didier Reynders.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!