BE gati t’i japë goditjen “fatale” ekonomisë ruse, përgjigjet Moska: E kanë të pamundur

schedule13:32 - 21 Mars, 2022

schedule 13:32 - 21 Mars, 2022

Moska së fundmi ka reaguar në lidhje me furnizimin e Evropës me gaz.

Mediat bëjnë me dije se zëvendëskryeministri rus Aleksandr Novak ka deklaruar se “është e pamundur”, për Evropën për momentin të bëjë pa gazin rus.

Ai ndër të tjera ka thënë se përsa i përket naftës bruto, kompanitë ruse të naftës kanë filluar të ridrejtojnë flukset drejt Lindjes.

Ndërkaq kujtojmë se për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë prej 26 ditesh duket se e gjithë bota po përballet me rritjen e çmimeve jo vetëm të hidrokarbureve por edhe në produktet ushqimore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!