BE gati të furnizojë Ukrainën me avionë kundër Rusisë, lufta merr rrjedhë tjetër

schedule21:33 - 27 Shkurt, 2022

schedule 21:33 - 27 Shkurt, 2022

Foto ilustruese

Shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borrell ka bërë një ndër deklaratat më të forta sa i përket qendrimit të unionit në raport me luftën në Ukrainë.

Gazetarja e ABC në Bruksel, Erisa Zykaj raporton se ndër të tjera, Borrel tha se BE është gati t’i ofrojë Ukrainës edhe avionë gjuajtës nëse do të jetë nevoja, jo vetëm municione për avionët.

Ne jemi gati të furnizojmë ushtrinë ukainase me avione luftarake. Nuk po flasim këtu për municione. Ne do furnizojmë Ukrainën me armët më të rëndêsishme për të shkuar në luftë. Ministri Kuleva na ka thënë se ata kanë nevojë për avione luftarake për të operuar ? Ne e dimë se për çfarë avionesh bëhet fjalë dhe disa shtetet anëtare i kanë këto avione. Kufinjt perëndimorë të Ukrainës janë të hapur. Ka disa shtete anëtare që duan të furnizojnë Ukrainën me armatim shtesë përveç atij të Bashkimit Europian“, tha Borrel.

Deklarata e Borrel vjen pas angazhimit të shumë vendeve të BE-së për të furnizuar Ukrainën me armë të ndryshme, siç janë edhe raketat anti-tank apo ato të mbrojtjes ajrore.

Furnizimi i Ukrainës me avionë gjuajtës duket të jetë një ngjarje e rendësishme sa i përket konfliktit me Rusinë.

Borrel iu referuar avionëve që janë prodhime lindore, siç janë ata Mig dhe Sukhoi. Të tillë nga vendet e BE-së kanë Polonia, Sllovakia dhe Bullgaria, të cilat kanë qenë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!