Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“BE është një pacient me 27 mjekë”, Rama: Agresioni rus krijoi unitet në Europë

schedule10:45 - 30 Tetor, 2025

schedule 10:45 - 30 Tetor, 2025

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, nga Parisi ku po merr pjesë në Forumin e Paqes, u shpreh se agresioni rus në Ukrainë krijoi unitet në Bashkimin Europian.

Ai theksoi se Europa duhet të jetë një aktor i fortë global, në kohën kur sfidat janë të mëdha.

“BE është një pacient me 27 mjekë, por të 27 janë mjekë patologë dhe kjo e bën më të ndërlikuar gjënë. Ajo që ka ndodhur që pas agresionit rus, ka qenë shumë pozitive, sepse në vend që të behët më i përçarë, BE u bë më i bashkuar. Nevoja për unitet dhe për të qenë bashkë dhe për të mos u larguar si pula është bërë e qartë.

Është një projekt i papërfunduar, është në gjysmën e rrugës, nuk është ende ajo që etërit themelues panë në vizonin e tyre dhe nisën ta ndërtonin, dhe vendimin që do merret është të përfundohet ky projekt dhe të bëhet një forcë e mirëfilltë në një lojë ndryshe apo të vazhdohet e të tërhiqemi zvarrë dhe të bëhemi gjithmonë e të parëndësishëm.

BE është një emër, një organizatë apo projekt politik, por nuk ka as dhe një metër katror të vetin, çdo metër katror i BE është metri katror i dikujt që është pjesë e tij, ndaj përgjigjja është ti përgjigjemi kësaj pyetje.”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!