BE, ende pa konsensus për vendosjen e embargos ndaj naftës ruse

schedule21:22 - 16 Maj, 2022

schedule 21:22 - 16 Maj, 2022

Liderët e Bashkimit Evropian nuk arritën që të siguronin unanimitetin për t’i vendosur embargon naftës ruse gjatë takimit të ministrave të jashtëm të bllokut. Lajmin e bëri të ditur Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë.

Duke folur në një konferencë shtypi në Bruksel, Borrell tha se për fat të keq nuk ishte e mundur të arrihej një marrëveshje për paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë.

Ai u tha gazetarëve se BE ndodhet “në të njëjtat vështirësi për unanimitet për ndalimin e naftës”.

Kujtojmë se Unioni ka propozuar ndalimin e të gjitha importeve të naftës nga Rusia deri në fund të këtij viti dhe heqjen e bankës më të madhe të vendit, Sberbank, nga rrjeti i pagesave ndërkombëtare SWIFT. /abcnews.al/