Pushtimi rus i Ukrainës mund të krijojë “dobësi të reja” në Europë ndaj përdorimit të drogave të paligjshme duke shkaktuar ndryshime në rrugët e kontrabandës dhe duke ekspozuar potencialisht më shumë njerëz ndaj narkotikëve, paralajmëroi të martën agjencia e BE-së për drogën me qendër në Lisbonë, sipas skynews.
Qendra Europiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA), tha se personat që kanë kaluar një stress të madh psikologjik gjatë konfliktit janë më të rrezikuar nga përdorimi i substancave të tilla.
Trafikantët e drogës mund të përdorin rrugë alternative për të shmangur zonat me një prani të shtuar të sigurisë, tha ai, ndërsa shërbimet shëndetësore në vendet europiane, veçanërisht ato në kufi me Ukrainën, ka të ngjarë të bëhen më të tensionuara pasi përdoruesit e drogës që ikin nga konflikti kërkojnë mbështetje.
Shqetësimet mbi ndikimin që zhvillimet ndërkombëtare mund të kenë në problemet e drogës në Europë vijnë në një kohë kur përdorimi i substancave po kthehet në nivelet para pandemisë dhe ka shenja të rritjes së prodhimit, tha EMCDDA.
BE bëri thirrje vendeve eUropiane që të rrisin shërbimet e trajtimit dhe reduktimit të dëmit.
/abcnews.al