“Përfitoj nga rasti ti ftoj të gjithë kolegët e rajonit të mos e humbasin këtë moment që historia na e ka sjellë në derë.” -kështu u shpreh Kryeministri Rama në konferencën e përbashkët me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa në Tiranë.
“ BE është shumë i dëshuar të pranojë anëtarë të rinj bazuar në meritë. Një tjetër temë e takimit është ecuria në tërësi e rajonit, edhe kjo është e lidhur me arsyen pse BE është i gatshëm të pranojë anëtarë të rinj. Përfitoj na rasti ti ftoj të gjithë kolegët e rajonit të mos e humbasin këtë moment që historia na e ka sjellë në derë. “
Rama nuk kurseu batutat me Federica Mogherini e cila ndodhej gjithashtu në sallë.
“E fundit, që theksoj është që më vjen mirë që këtu edhe një mike të shtrenjtë të Shqipërisë në fakt deficioni ekzakt është ish mike se tanimë është ‘skipëtare’ nga Italia, Federica Mogherini që s’e kuptoj pse se ka bërë pasaportën shqiptare, vetëm një justifikim ka, që kërkon pasaportën europiane të Shqipërisë.”/abcnews.al


