Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, thotë se do të vendosen sanksione ndaj izraelitëve që kanë kryer akte dhune në Bregun Perëndimor të pushtuar.
“Ne do të punojmë për të propozuar sanksione ndaj kolonëve ekstremistë në Bregun Perëndimor”, tha ai gjatë një konference për shtyp, shkruan Al Jazeera.
Sulmet ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë qenë në rritje që nga shpërthimi i luftës së Izraelit në Gaza.
Disa vende, duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën, po mendojnë për një masë të ngjashme dhe SHBA javën e kaluar njoftoi ndalimin e vizave për kolonët që dihet se po angazhohen në dhunë kundër palestinezëve./abcnews.al