Bashkimi Europian ka të ngjarë të marrë vendimin për një embargo ndaj importeve të naftës ruse “brenda ditësh”, tha të hënën ministri gjerman i ekonomisë, shkruan The Guardian.
“Ne do të arrijmë një përparim brenda disa ditësh,” i tha Robert Habeck transmetuesit gjerman ZDF kur u pyet në lidhje me një embargo të naftës të BE-së si hakmarrje për pushtimin rus të Ukrainës.
Bundeswirtschaftsminister Robert #Habeck geht davon aus, dass sich die EU „innerhalb von wenigen Tagen“ auf ein Öl-Embargo gegen Russland einigen wird. Bei Gas sei das aber komplizierter, so der Grünen-Politiker in #Davos. pic.twitter.com/KptLYSOqNj
— ZDF heute journal (@heutejournal) May 23, 2022
Megjithatë, ai paralajmëroi se një embargo nuk do ta dobësonte automatikisht Kremlinin. Rritja e çmimeve globale të naftës pasi SHBA shpalli një embargo ndaj naftës ruse i mundësoi asaj të fitonte më shumë të ardhura.
Prandaj, Komisioni Europian dhe SHBA po punojnë për një propozim për të mos paguar më “asnjë çmim” për naftën, por për të kufizuar çmimet globale, tha ai.
“Është padyshim një masë e pazakontë, por këto janë kohë të pazakonta,” tha ai.
/abcnews.al