BE do të ndajë 15 miliardë euro ndihma për vendet e varfra për luftën ndaj koronavirusit

schedule19:29 - 7 Prill, 2020

schedule 19:29 - 7 Prill, 2020

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar se në kuadër të luftës ndaj pandemisë së Covid 19 Bashkimi Evropian do të ndajë 15 miliardë euro për të ndihmuar vendet e varfra.

Në një postim në rrjetin social Twitter Von der Leyen shkruan se këto para do të ndihmohen vendet me sisteme të dobëta shëndetësore, për të trajtuar krizën që ka shkaktuar koronavirusi.

“Ne do ta fitojmë këtë luftë vetëm me përgjigje të koordinuar globale. Kjo është arsyeja përse Bashkimi Evropian do të sigurojë edhe mbi 15 miliardë euro, për t’i ndihmuar partnerët në gjithë botën, për të luftuar koronavirusin”, shrkuan von der Leyen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!