BE do të mbajë një takim “përgjigje ndaj krizës”, pas tërmeteve që prekën Turqinë dhe Sirinë

schedule17:05 - 6 Shkurt, 2023

schedule 17:05 - 6 Shkurt, 2023

BE-ja do të mbajë një takim “përgjigje ndaj krizës” të hënën në mbrëmje, pas tërmeteve që prekën Turqinë dhe Sirinë.

Diskutimi i kësaj mbremje në bashkëpunim me Komisionin Evropian do të synojë të bashkërendojë masat mbështetëse të BE-së.

Në mënyrë tipike takimet IPCR (përgjigje të integruara ndaj krizës politike) përfshijnë institucionet përkatëse të BE-së, “aktorët kryesorë” dhe çdo shtet anëtar të prekur.

Blloku ka thënë tashmë se po mobilizon ekipet e kërkim-shpëtimit për Turqinë dhe po ofron shërbime të hartës së urgjencës përmes sistemit të tij satelitor Copernicus.

Më herët, shefi i punëve të jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic, thanë “BE është gjithashtu e gatshme të mbështesë të prekurit në Siri, e cila ka raportuar gjithashtu viktima, përmes programeve të saj të ndihmës humanitare.

“Mendimet tona janë me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit dhe me guximtarët që punojnë për të shpëtuar jetë.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!