BE dhe OBSH, 7 milion euro për vaksinimin e Ballkanit

schedule13:13 - 19 Shkurt, 2021

schedule 13:13 - 19 Shkurt, 2021

Nga Erisa Zykaj

Bashkimi Evropian në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka nisur një projekt të ri rajonal me vlerë mbi 7 milion € për të mbështetur vaksinimin e sigurtë dhe efektiv të popullatave në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ky projekt do të ndihmojë në përgatitjen e rajonit për pritjen dhe administrimin efektiv të vaksinave anti-COVID-19, duke përfshirë ato të marra nga COVAX dhe përmes mekanizmit të ndarjes së vaksinave të BE-së me shtetet Anëtare të BE.

Kjo gjithashtu do të ndihmojë në përmirësimin e rezistencës së rajonit ndaj emergjencave shëndetësore dhe do ta mbështesë atë në lëvizjen drejt fondeve të qëndrueshme për kujdesin shëndetësor universal.

Komisioneri për fqinjësinë dhe zgjerimin, Olivér Várhelyi u shpreh, se me këtë projekt të ri për të mbështetur fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor në partneritet me OBSH, BE vazhdon të japë angazhimin e saj për të mbështetur partnerët e saj në trajtimin e pandemisë që nga fillimi i saj.

Projekti vjen në krye të paketës sonë prej 70 milion € për të mbështetur mundësinë e vaksinave për rajonin dhe për të siguruar pajisjet e nevojshme për fushatat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!