BE dhe NATO i bëjnë thirrje Gjeorgjisë të tërheqë ligjin për ‘agjentët e huaj’

schedule12:22 - 15 Maj, 2024

schedule 12:22 - 15 Maj, 2024

Projektligji i diskutueshëm, i cili u karakterizua nga kritikët si  “i stilit rus”, mori mbështetjen e shumicës së partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane ” të martën.

Vetoja e presidentes pritet të tejkalohet me një shumicë të thjeshtë, duke i hapur rrugën legjislacionit që të hyjë në fuqi në javët e ardhshme. Një hap në drejtimin e gabuar, tha një zëdhënës i NATO-s të mërkurën, duke i shtuar zërin e tij kritikëve të tjerë perëndimorë të ligjit.

“Ligji e largon Gjeorgjinë më shumë nga integrimi europian dhe euroatlantik. Ne i bëjmë thirrje Gjeorgjisë të ndryshojë kursin dhe të respektojë të drejtën për protestë paqësore”, shtoi zëdhënësi.

Bashkimi Europian i kërkoi gjithashtu Gjeorgjisë të tërheqë ligjin e saj të diskutueshëm të “agjentëve të huaj” dhe paralajmëroi se masa do të rrezikonte aspiratat e vendit për t’u bashkuar me BE.

“Miratimi i ligjit ndikon negativisht në rrugën e Gjeorgjisë drejt BE,” tha një deklaratë nga shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell dhe komisioneri i zgjerimit Oliver Varghelli.

“Zgjedhja për rrugën përpara është në duart e Gjeorgjisë. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve gjeorgjiane të tërheqin ligjin”, thuhet në deklaratë.

Zyrtarët amerikanë, nga ana e tyre, kanë kërcënuar se do të vendosin sanksione ndaj politikanëve gjeorgjianë lidhur me projektligjin, i cili sipas tyre do të minojë demokracinë.

Por analistët pretendojnë se Kongresi i SHBA-së ka një pjesë të përgjegjësisë për trazirat në Tbilisi.

/abcnews.al