Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar do të punojnë së bashku për të zgjeruar proçesin e shpërndarjes së vaksinave”, sipas një deklaratë të përbashkët.
“Hapja dhe bashkëpunimi global midis të gjitha vendeve do të jetë çelësi për të kapërcyer përfundimisht pandeminë dhe për t’u përgatitur më mirë për t’u përballur me sfidat e ardhshme”, theksuan palët.
“Duke pasur parasysh ndërvarësinë tonë, ne jemi duke punuar me hapa specifikë që mund të ndërmarrim – në periudhën afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë – për të krijuar një situatë të favorshme dhe për të zgjeruar furnizimin me vaksina për të gjithë qytetarët tanë,” thanë ata.
Në deklaratë thuhet se bashkëpunimi global jo vetëm midis të dyve, por me të gjitha vendet do të jetë thelbësor për ti dhënë fund pandemisë dhe sfidave të ardhshme, me të dy palët që zotohen të vazhdojnë diskutimet./abcnews.al