BE: Dënojmë dhunën në protestën e opozitës

schedule11:12 - 19 Dhjetor, 2017

schedule 11:12 - 19 Dhjetor, 2017

Një ditë pas protestës së opozitës, jashtë dhe brenda sallës së Parlamentit, delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar duke dënuar dhunën në të dyja këto ambiente. Përmes një deklarate për shtyp, theksohet se “BE-ja dënon dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit në seancën plenare. Proceset demokratike, qofshin ato seanca parlamentare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore”, nënvizon deklarata e delegacionit të Bashkimit Europian. Reagimi mbyllet me pohimin se “qytetarët shqiptarë u kërkojnë përfaqësuesve të tyre të zgjedhur, të tregojnë lidership dhe përgjegjësi, si dhe të punojnë në partneritet për të ndjekur reformat e rëndësishme që janë gjithashtu vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!