Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki

schedule22:50 - 25 Shkurt, 2026

schedule 22:50 - 25 Shkurt, 2026

Aktualisht nuk ka rrezik për mungesë nafte në Hungari ose Sllovaki, pavarësisht ndërprerjes së furnizimeve të naftës bruto ruse nëpërmjet tubacionit ”Druzhba” (”Miqësia”), pasi ekzistojnë zgjidhje të tjera për të ruajtur furnizimet për këto dy vende, siguroi sot Komisioni Evropian.

Kryeministri hungarez Viktor Orban, një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, vuri veton ndaj një kredie prej 90 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian për Ukrainën si dhe sanksioneve të reja kundër Moskës, nëse Kievi nuk do të rivendoste furnizimet e naftës ruse nëpërmjet ”Druzhba”-s.

Budapesi akuzon Kievin se po zvarrit rihapjen e tubacionit, i cili u dëmtua nga sulmet ajrore ruse në janar.



Hungaria dhe Sllovakia pretendojnë se është riparuar, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i pyetur dje për këtë gjë, sugjeroi se puna nuk kishte përfunduar ende.

Kryeministri sllovak, Robert Fico deklaroi në një konferencë për shtyp të mërkurën se rifillimi i dërgesave përmes ”Druzhba”-s ishte shtyrë përsëri deri më 3 mars.

Një ditë më parë, Ministria sllovake e Ekonomisë kishte treguar se dërgesat do të rifillonin më 26 shkurt, pas disa datave të tjera të propozuara më parë.

”Hungaria dhe Sllovakia kanë filluar të tërheqin rezervat e tyre të emergjencës, të kufizuara në tre muaj importesh, por ekzistojnë zgjidhje të tjera, veçanërisht përmes një tubacioni tjetër, ‘Adria’, i cili kalon nëpër Kroaci”, konfirmoi një zëdhënës i Komisionit pas një takimi të ekspertëve që shqyrtuan situatën.

“Kjo do të garantojë sigurinë e furnizimit në Hungari dhe Sllovaki”, tha zëdhënësja Anna-Kaisa Itkonen.

Megjithatë, ajo theksoi se nuk mund të thoshte nëse ky opsion do të ishte i mjaftueshëm për të bindur Hungarinë të hiqte veton e saj, duke treguar se diskutimet në nivel politik ishin në vazhdim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!