BE ashpërsoi sanksionet duke blerë armë për Ukrainën, Rusia: Sjellje armiqësore

schedule12:21 - 28 Shkurt, 2022

schedule 12:21 - 28 Shkurt, 2022

Rusia e ka akuzuar Bashkimin Evropian për sjellje armiqësore ndaj Rusisë, duke thënë se furnizimi i Ukrainës me armë është “i rrezikshëm dhe destabilizues”. Sipas Rusisë, ata kanë të drejtë në përpjekjet e tyre për ta çmilitarizuar fqinjin e saj, raporton The Guardian.

Perëndimi e ka shtuar furnizimin e Ukrainës me armë për ta ndihmuar atë të mbrohet kundër një pushtimi rus që Moska e quan “operacion special ushtarak” që synon mbrojtjen e civilëve.

Kremlini nuk ka pranuar ta komentojë të hënën ecurinë e të ashtuquajturit “operacion special ushtarak” rus në Ukrainë, duke ia referuar ushtrisë pyetjet për këtë çështje.

Nuk mendoj se është koha për të përmbledhur rezultatet e operacionit [ushtarak], duhet të presim përfundimin e operacionit”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë me gazetarët, raporton CNN.

Ushtria ruse ka pranuar viktimat, por nuk ka dhënë shifra të sakta.

Pushtimi i Moskës ka hasur në rezistencë “më të ashpër sesa pritej” nga ushtria ukrainase, si dhe vështirësi të papritura në furnizimin e forcave të saj, i thanë CNN të dielën dy zyrtarë të lartë amerikanë.

Numri i fundit i vdekjeve të civilëve në Ukrainë është 102, ndërsa 304 persona janë plagosur. Por shifra reale ka gjasa të jetë “dukshëm më e lartë”, tha të hënën Michelle Bachelet, shefe e OKB-së për të drejtat e njeriut.

Numri i të vdekurve përfshin shtatë fëmijë, tha Bachelet.

Sipas Bachelet, 422,000 njerëz janë larguar nga Ukraina, ndërsa civilë të tjerë që janë ende atje detyrohet të grumbullohen në forma të ndryshme nëpër strehimore, stacione nëntokësore e bodrume për t’i shpëtuar bombardimeve./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!