Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë arritur një marrëveshje politike duke miratuar një tjetër paketë prej 500 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, që e çon totalin në 2.5 miliardë euro.
Kështu ka deklaruar përmes një postimi në Twitter, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, shkruan la repubblica.
“Europa vazhdon të garantojë paqen dhe mbrojtjen e vlerave tona. Përshëndes marrëveshjen politike që u arrit në Këshillin e BE-së për paketën e pestë të ndihmës ushtarake për Ukrainën, që e çon totalin në 2.5 miliardë euro”, shkroi Michel.
“Europa është me Ukrainën”, theksoi ai.
/abcnews.al