BE, 50 milion euro ndihmë Shqipërisë, reagojnë krerët e politikës

schedule18:52 - 24 Mars, 2020

schedule 18:52 - 24 Mars, 2020

Bashkimi Evropian ka vendosur të ndihmojë Shqipërinë në luftën ndaj kosonavirusit, duke dhuruar 50 milion euro.

Për këtë lajm kanë reaguar krerët më të lartë të shtetit. “Bashkimi Europian i akordon Shqipërisë 50 milionë euro për luftën kundër Covid-19. Zoti i shqiptarëve është i Madh”, shkruan Rama.

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar si një ndihmë të çmuar. “Një ndihmë e çmuar në betejën kryesore për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë!’, shkruan kreu i shtetit.

Po ashtu edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha ka shprehur mirënjohjen e tij, duke thënë se nuk jemi vetëm.

“Nuk jemi vetëm! Mirënjohje Bashkimit Europian për këtë ndihmë të çmuar për shqiptarët dhe Shqipërinë, në këtë ditë të vështirë!”, shkruan Basha.

Lexo edhe: BE, 50 mln euro ndihmë monetare Shqipërisë në luftën ndaj COVID-19

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!