BE, 23 shtete firmosin për mbrojtjen e përbashkët

schedule15:43 - 14 Nëntor, 2017

schedule 15:43 - 14 Nëntor, 2017

23 shtetet anëtare të Bashkimit Europian firmosën marrëveshjen për mbrojtje të përbashkët. Shtetet që nuk firmosën Paktin e Mbrojtjes ishin Britanina e Madhe, e cila në prag të daljes nga BE-ja ka qënë gjithmonë kundër një projekti mbrojtje të përbashkët, kundër ishin Danimarka, Irlanda, Malta dhe Portugalia. Projekti i Mbrojtjes së Përbashkët Evropiane do të jetë i përhershëm dhe shtetet që janë pjesë do të zhvillojnë së bashku kapacitetet mbrojtëse, investimet në projekte e përbashkëta operative dhe shtimin e kontributit për forcat e armatosura. Finalizmi i këtij projekti nga ana formale do të bëhet nga Këshilli i Jashtëm në 11 dhjetor në Bruksel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!