Të paktën 10 britanikë dyshohet të kenë vdekur ose janë zhdukur në Izrael, raportoi BBC, duke cituar një burim zyrtar.
Ministria e Jashtme Britanike nuk pranoi të komentojë mbi informacionin.
Grupi islamik palestinez Hamas vrau 700 izraelitë dhe rrëmbeu dhjetëra të tjerë në një sulm të befasishëm të shtunën.
Një burrë i lindur në Londër, i cili shërbeu në ushtrinë izraelite, vdiq të shtunën në kufirin e Gazës, tha familja e tij dhe një tjetër britanik është zhdukur, tha të dielën ambasada e Izraelit në Londër.