BBC publikon performancën e sopranos shqiptare në “Cardiff Singer of the World”

schedule11:54 - 17 Qershor, 2021

schedule 11:54 - 17 Qershor, 2021

“BBC Cardiff Singer of the World” është rikthyer sivjet në kryeqytetin e Uellsit. Konkursi më prestigjioz i këndimit të operas në botë vjen me 16 interpretues të rinj premtues që garojnë për çmimin e parë të këtij eventi.

Pjesë e këtij kompeticioni është edhe sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Elbenita Kajtazi. Ajo ka bërë një interpretim fantastik për të cilin ka raportuar edhe BBC, duke publikuar njëherësh edhe performancën e saj në faqen e tyre zyrtare.

“Elbenita Kajtazi nga Republika e Kosovës, duke performuar ‘Dieu! Quel frisson’ nga ‘Roméo et Juliette’”, ka shkruar ndër të tjera BBC në përshkrimin e performancës së saj.

Kujtojmë që “BBC Cardiff Singer of the World” është një konkurs për këngëtarët e operas që mbahet çdo dy vjet. Gara filloi për herë të parë nga BBC Wales në vitin 1983.l.k/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!