Ka pasur një zhurmë të madhe gjatë dy ditëve të fundit në Angli dhe Premier League, në lidhje me vendimin e BBC për të pezulluar nga puna Gary Lineker.
Ish-kapiteni i Anglisë, i cili ka prezantuar emisionin më të ndjekur të BBC-së “Match Of The Day” për më shumë se 24 vjet, u shkarkuar nga transmetuesi për shkak të kritikave të tij të ashpra ndaj politikës së imigracionit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Një vendim që duket se ka ndezur një stuhi reagimesh në futbollin britanik, pasi si Ian Wright ish-lgjenda e Arsenalit ashtu edhe Alan Shearer, ish-legjenda e Newcastgke vendosën të mos shfaqen në emisionin e sotëm, duke e mbështetur.
Në mes të gjithë kësaj, Gary Lineker megjithatë tregon se ka gjakftohtësinë e nevojshme, pasi vendosi të jetë në “King Power Stadium” për të ndjekur live ndeshjen në shtëpi mes Leicester dhe Chelsea, në kuadër javës së 27-të të Premier League. /G.D abcnews.al/
Gary Lineker arrives at the King Power Stadium to watch Leicester vs Chelsea after his axing from Match of the Day https://t.co/5CO5xh6VZv
— MailOnline Sport (@MailSport) March 11, 2023
Lineker at the King Power to support this #lcfc given no work commitments for him this evening pic.twitter.com/abltM754M9
— Charlotte Duncker (@CharDuncker) March 11, 2023