BB: Koronaviusi mund të çojë në varfëri ekstreme 60 milionë njerëz

schedule09:51 - 20 Maj, 2020

schedule 09:51 - 20 Maj, 2020

Deri në 60 milion njerëz do të jenë në “varfëri ekstreme” si pasojë e  koronavirusit,  ka paralajmëruar presidenti i Bankës Botërore.

David Malpass tha se rritja ekonomike globale do të zvogëlohet me 5% këtë vit pasi kombet po merren me pandeminë.

Kjo ka çuar tashmë në miliona njerëz që kanë humbur  punën e tyre dhe bizneset kanë falimentuar, ndërkohë që vendet e varfra janë ato që do të vuajnë më shumë nga situata që ka shkaktuar pandemia.

“Jetesa e miliona njerëzve është shkatërruar dhe sistemet e kujdesit shëndetësor janë në kaos në të gjithë botën.

“Sipas vlerësimit tonë  deri në 60 milion njerëz do të vuajnë nga varfëria ekstreme , paralajmëroi z. Malpass të martën.

Banka me qendër në Uashington po ofron 160 miliardë dollarë në grante dhe kredi me interes të ulët për të ndihmuar vendet e varfra për të zgjidhur krizën. Z. Malpass tha se 100 shtete, me 70% të popullsisë në botë, tashmë kishin marrë financime emergjente.

“Ndërsa Banka Botërore po ofron burime të konsiderueshme, nuk do të jetë e mjaftueshme,” shtoi ai.

Banka Botërore ka punuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një skemë në mënyrë që vendet e varfëra të kërkojnë lehtësimin e borxhit për kreditë që u detyrohen anëtarëve të G20 deri në fund të këtij viti.

Në të njëjtën kohë, Jamie Dimon, shefi ekzekutiv i bankës JP Morgan, tha se pandemia e koronavirusit duhet të shërbejë si një “thirrje për tu zgjuar ” dhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë.

“Është shpresa ime më e madhe që ne ta përdorim këtë krizë si një katalizator për të rindërtuar një ekonomi që krijon mundësi për më shumë njerëz “, deklaroi  ai përpara takimit vjetor të aksionarëve të bankës të martën ./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!