“Baza e NATO-s, zhvillim për Kuçovën”/ Mazniku: Muze ushtarak? Projekti, paketë e plotë për sektorin e turizmit

schedule17:42 - 8 Mars, 2024

schedule 17:42 - 8 Mars, 2024

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku thotë se hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, do të sjellë zhvillim për qytetin.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Mazniku u shpreh se me kryebashkiakun e Kuçovës, është biseduar për hapjen e një muzeu ushtarak.

Sipas Manzikut, projekte të tilla do të shërbejnë si paketë e plotë për zhvillimin e turizmit në zonë.

“Për Kuçovën, e cila padyshim që përveç ekonomisë tradicionale të saj, fakti që i shtohet një degë e rëndësishme potenciale e një ekonomie të re, është një element shumë i rëndësishëm për qytetin dhe një element i cili krijon degë të re të elementëve të qytetit. Baza si kjo kanë një seri elementësh sekondarë. Ju u fokusuat në çështjen e banesave, por ka të bëjë edhe me konsumin. me shërbimet sekondare. Është një degë e re e dobishme e ekonomisë në këto zona. Këtë diskutim e kam bërë dhe me kryearin gjatë turit në Kuçovë, një muze ushtarak, ka dy elemente, historinë e qytetit në raport me aviacionin dhe historinë e qytetit në raport me naftën, është padyshim një ide interesante për të sjellë një turizëm specifik të posaçëm. Duhet të ketë elemente që kanë të bëjnë me turimzin, agroturizmi, pra të jetë një paketë më e integruar sesa kaq.

Aksi i gjithë asaj zone, Kuçova, Dimali, Berati, tashmë të lidhura me Belshin, Cërrikun, krjojnë një aks qendror të Shqipërisë që ka potencial të jashtëzakonshëm turistik dhe agrobujqëor. Shtimi i funksioneve të tjera siç është funksioni i një baze ushtarake, në lidhje bashkë me historinë që Kuçova ka me naftën, por edhe me potancialin në atë zonë, Beratin, janë tregues që ai territor ka një potencial të jashtëzakonshem për të kombinuar në mënyrë të integruar turizmin, ekonominë bujqësore dhe ekonominë e posaçme të këtyre fushave.

Lëvizja e njerëzve është një çështje shqetësuese, por duhet ta vendosim në një kontekst më të gjerë, jo vetëm historik të Shqipërisë, por ndoshta evropian. Gjatë 30 viteve të fundit, kemi tendencë panevropiane, lëvizje nga qytete të vogla në ato urbane. E gjejmë në shumë qytete evropiane. Mënyra më e mirë për t’iu qasur këtij fenomeni, është pasja e aktiviteteve interesnte ekonomike në këtë terren. Pasja e një identiteti ekonomik për një territor të caktuar është një nga kolonat kryesore të kësaj çështjeje. Është e mundshme që qytetet të marrin një identitet ekonomik, kulturor, sopcial, të krijojnë ekonomi”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!