Baza e NATO-s në Kuçovë/ Sotiri: Italia, mbështetëse për trajnimet ushtarake. Nazarko: Dëshmi e marrëdhënieve të konsoliduara

schedule20:28 - 4 Mars, 2024

schedule 20:28 - 4 Mars, 2024

Kjo e hënë shënoi hapjen e bazës ajrore të NATO-së në Kuçovë, e cila është baza e vetme e Aleancës në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Lidhur me këtë kanë folur këtë të hënë në “Real Story”, komentatori politik, Mentor Nazarko dhe kreu ekzekutiv i Qendra Rajonale për Sigurinë, Juxhina Sotiri.

Kjo e fundit ka deklaruar se Italia është mbështetëse e Shqipërisë për trajnimet ushtarake dhe në logjistikë, ndërsa Nazarko e ka konsideruar mbështetjen si një dëshmi të marrëdhënieve të konsoliduara dhe të hershme mes dy vendeve

Sotiri: “Kur  flet për NATO-n apo për të gjitha investimet që merr aleanca, një gjë është e ditur të gjitha janë përpjekje të përbashkëta. Unë përveç se politikisht, një mbështetje politike mes dy krerëve, do ta shikoja si një mbështetje në trajnime, në logjistikë, që kjo komanda e forcave të bashkuara në NATO do të shërbejë dhe për bazën në Kuçovë dhe në vendin tonë.

Baza vetë është një bazë ushtarake dhe unë do të thoja konceptin e ri të NATO-s në 2022 në Madrid, prej shumë vitesh kundërshtari i saj ishin sulmet terroriste. Nga 2022 për herë të parë pas luftës së ftohtë, është Rusia. Patjetër baza përtej logjistikës dhe trajnimeve, luan dhe një rol shumë të rëndësishëm në kapacitetet e mbrojtjes për t’u përgjigjur në një kohë sulmi”.

Nazarko: “Është dëshmi e marrëdhënieve të hershme të konsoliduara mes dy vendeve të cilat me këtë qeverinë aktuale, Meloni kanë njohur një lloj përmirësimi të ndjeshëm. nuk e di nëse është e vërtetë kjo, që janë trupat ajrore italiane ato që mbikëqyrin hapësirën tonë ajrore apo italiane dhe greke, janë të dyja bashkë. Një festë si ajo pa avionët nuk do të kishte bukurinë e vetë apo polifoninë dhe meqënëse ka ardhur një avion i tillë, kemi pasur dhe prani kaq të lartë italiane. Në Shqipëri  do të jetë vendosur dhe një komand e NATO-s që lidhet me veprimet operacionale, në dijeninë time, baza është e lidhur me vendosjen e kësaj komande“./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!