Baza e Kuçovës, Balluku: Nëse do të jetë e arsyeshme, do të stërviten edhe ushtarët ukrainas

schedule12:45 - 6 Mars, 2024

schedule 12:45 - 6 Mars, 2024

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku foli për bazën e Kuçovës të hapur më katër mars. E pyetur nëse do të stërviten në këtë bazë ushtarët e Ukrainës, ajo tha se nëse do të jetë e arsyeshme do të ketë një stërvitje të tillë.

“Është një aset që i përket aleancë. Në koordinim me NATO nëse do shihet e arsyeshme do të jemi të gatshëm t’i mbështesim dhe të bëjmë trajnimin e ushtarakëve ukrainas. Kjo bazë është moderne dhe ka edhe standarde më të larta të operimit”, tha Balluku.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!