Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë/ Qytetarët flasin për ABC News: Shpresojmë për ringjallje të aktivitetit ekonomik

schedule17:32 - 8 Mars, 2024

schedule 17:32 - 8 Mars, 2024

Hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë pritet të sjellë një zhvillim të madh për këtë qytet.

Gazetarja e ABC News, Fjona Xhafaj ka biseduar nga afër me disa nga banorët, të cilët janë shprehur se presin që kjo bazë të sjellë zhvillim ekonomik dhe rritje të punësimit, presin që të mund të ndikojë në të gjithë aktivitetin e tyre.

Do shtohet popullata, po u shtua popullata, do hahet domatja jonë, do hanë ata, do prodhojmë ne”, tha tregtari Viktor Arapi.

Babai im ka punuar në aviacion dhe Kuçova ka qenë një ndër perlat e Shqipërisë në lidhje me punën, punonjësit, klasën e lartë. Një pjesë e rinisë kanë lëvizur, në Tiranë dhe jashtë vendit. Ky mund të jetë një promovim më i mirë edhe për t’u kthyer rinia, për të pasur një rrogë të mirë”, tha sipërmarrësja Ervisjana Plaku.

Kujtojmë që baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar në vitet 1950, por doli jashtë përdorimit në vitet ’90, dhe tashmë ajo do të rikthehet sërish në punë. Rindërtimi nisi në janar të vitit 2022 pas vendimit të NATO-s marrë në 2018.  Për këtë bazë nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare. Pak ditë më parë në bazë u montuan edhe 3 dronët e armatosur ‘Bayraktar’, të blerë në Turqi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!