“Bayerni si Reali, mbetëm pa fjalë me Kimmich dhe Alaba. Dua Topin e Artë”

schedule17:17 - 13 Janar, 2021

schedule 17:17 - 13 Janar, 2021

Serge Gnabry është një nga pikat më të forta të Bayern Munchen. 25-vjeçari ofensiv është rritur shumë prej momentit që u transferua në Bavari dhe ka një raport fantastik me golin. Ai dhe shokët e tij fituan gjithçka sezonin e kaluar nën drejtimin e trajnerit Flick. Plot 5 trofe ngriti në qiell Bayern Munchen, mes tyre edhe Champions League.

Gnabry nuk është ngopur dhe dëshiron të tjera suksese. Gjatë prononcimit për Daily Mail, lojtari i kombëtares gjermane ndalet edhe te dëshirat personale. “Nuk e harroj një moment kur isha në mes të fushës me Alaba dhe Kimmich. Sapo kishim fituar Champions, po shihnim njëri-tjetrin në sy dhe dallohej qartë trishtimi për faktin që nuk kishte tifozë në stadium duke festuar.

Gjithsesi, të fitosh një trofe si Champions League të mbetet gjatë në mendje, pavarësisht gjithçkaje. Mendoj se objektivi i Bayern është të fitojë sërish këtë trofe, pse jo. Mund të bëjmë atë që bëri Real Madrid, mund ta fitojmë tre herë radhazi. Kam besim se mund t’ia dalim.

Objektivi im personal? Dua të përmirësohem edhe më shumë. Çdo futbollist shpreson dhe tenton të fitojë edhe trofe personalë. Ku i dihet, një ditë mbase fitoj Topin e Artë“, përfundon lojtari i kampionëve të Gjermanisë dhe Evropës. /abcnews.al