Ky sezon nuk mund të cilësohet pozitiv për Corentin Tolisson. Mesfushori francez ka vuajtur nga dëmtimet dhe numëron vetëm 732 minuta aktivizim në Bundesligë këtë sezon.
27-vjeçari ka përfunduar në merkato dhe Kicker raporton se drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë po presin ofertën e duhur për ta lënë të lirë në fund të sezonit.
Interesimi për lojtarin është i madh. Shtatë klube po garojnë mes tyre për Tolisson. Juventus, Inter dhe Napoli e duan në Serie A, teksa Atletico po punon për ta transferuar në Madrid.
Kampioni i botës pëlqehet shumë edhe në Premier League, aty ku e duan Manchester United, Arsenal dhe West Ham. Ankandi është hapur dhe Bayerni fërkon duart. /abcnews.al