Pas “thashethemeve” të shumta, që lidhin “shtyllën” e mesfushës së Bayern Munich, Joshua Kimmich me një kalim te “katalanasit” e Barcelona, tashmë kanë filluar të qarkullojnë zëra se “bavarezët” e kanë gjetur zëvendësuesin perfekt për 28-vjeçarin që kërkon largimin.
Sipas raportimeve të prestigjiozes gjermane, “Bild”, në “radarët” e skuadrës nga Mynihu ka rënë “talenti” anglez i “çekiçëve” të West Ham, Declan Rice, me 24-vjeçarin që shihet si lojtari “më i mirë” në treg, për të marrë përsipër “rolin” që Kimmich ka te “bavarezët”.
Kontrata e anglezit përfundon në vitin 2024 me londinezët, mirëpo ka një opsion që mund ta zgjasë atë deri në vitin 2025, “kleçkë” kjo që ndikon jo pak në çmimin e lojtar, teksa vlera e tij në treg është 80 milionë euro dhe bordi i West Ham, mund të fitojë shumë më shumë nëse luan “kartat” e duhura në merkato. /i.m /abcnews.al