Akord me yllin e Espanyol, milionat për Baren i jep Bayern Munich

schedule12:15 - 3 Tetor, 2020

schedule 12:15 - 3 Tetor, 2020

Mesfushori i Espanyol, Marc Roca, është larguar nga klubi spanjoll. Lojtari ka arritur marrëveshjen me gjigantët e Bayern Munchen ditën e sotme dhe shumë shpejt pritet të vijë dhe zyrtarizimi nga gjermanët, sikurse shkruan “Sport”.

Operacioni do t’i kushtojë kampionëve të Gjermanisë plot 15 milionë euro. 23-vjeçari pritet të firmosë një kontratë katër-vjeçare, por fillimisht ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

Sot Roca do të udhëtojë drejt Mynihut dhe kështu nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme të Espanyolit me Sabadell. Largimi i tij i hap rrugë merkatos së klubit spanjoll dhe me paratë e tij ato do të jenë të gatshëm të transferojnë Keidi Baren nga Malaga. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!