Ylli i Bayern Munich, Thomas Muller, ka dalë pozitiv me COVID-19 në testin e fundit që ka bërë para finales së kupës së botës për klube, kundër meksikanëve të Tigres.
Lajmi raportohet nga SKY në Gjermani dhe mbetet të konfirmohet nga vetë klubi i Bayern Munich, që nuk do të ketë në dispozicion edhe mbrojtësin Jerome Boateng.
Ganezi la ekipin për shkak se një ditë më parë ish e dashura u nda nga jeta. Te Bayern Munich më parë janë konfirmuar me COVID-19 edhe lojtarë si Javi Martinez dhe Leon Goretzka. /abcnews.al