Ryan Gravenberch është njëri nga talentet më të mëdhenj në Evropë, e që ka shkëlqyer vitet e fundit me Ajaxin, i cili është kthyer në prioritetin e Bayern Munich.
19-vjeçarit i skadon kontrata me Ajax në verën e vitit 2023 dhe ai nuk ka pranuar rinovimin e saj, duke bërë që Ajaxi të vendos shitjen e tij.
Mediat kanë raportuar se Bayern Munich është futur në bisedime me Ajaxin për transferimin e talentit të madh. Agjenti i lojtarit, Mino Raiola ka vendosur që ta largojë holandezin nga Ajaxi dhe skuadrat e mëdha janë vënë në lëvizje për të.
Përpos Bayernit, në garë për lojtarin janë edhe skuadra tjera të mëdha si Barcelona, Chelsea, Manchester United e Juventus. Gjithsesi Ajaxi synon që nga shitja e xhevahirit të tyre të fitojë rreth 30 milionë euro. Këtë edicion ka zhvilluar 29 ndeshje zyrtare ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në katër të tjerë. /f.a/abcnews.al