Bayern sakrifikon një titullar për Sane, tre klube “big” gati të përfitojnë

schedule13:57 - 12 Maj, 2020

schedule 13:57 - 12 Maj, 2020

Bayern Munchen vazhdon negociatat me Manchester Cityn për blerjen e Leroy Sane. Lojtari i kombëtares gjermane, aktivizohet në krahun e majtë të sulmit dhe ardhja e tij në Bavari, mund të sjellë shitjen e Kingsley Coman.

Francezi luan në të njëjtin rol dhe vështirë të pranojë qëndrimin në pankinë. Ofertat nuk i mungojnë dhe kampionët e Gjermanisë po mendojnë shitjen e tij. Sky Germany raporton se tre klube e pëlqejnë shumë 23-vjeçarin.

Real Madrid dhe Barcelona janë gati t’i paraqesin ofertat e tyre drejtuesve të Bayernit, por Coman pëlqehet shumë edhe nga “Cityzens”. Pep Guardiola e njeh mirë, kanë punuar së bashku në Bavari dhe nuk përjashtohet përfshirja e tij në operacionin që do rikthejë Sane në Bundesligë. /abcnews.al

 

Coman dhe Guardiola

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!