Bayern-PSG, Orsato do të jetë gjyqtari kryesor

schedule14:34 - 6 Mars, 2023

schedule 14:34 - 6 Mars, 2023

Daniele Orsato është arbitri i caktuar nga UEFA për të marrë drejtimin e ndeshjes së dytë të fazës së 1/16 të Champions League ndërmjet Bayern Munich dhe PSG, e cila do të luhet të mërkurën.

Në Francë, e veçanërisht në Paris, tashmë kanë filluar “ekzorcizmat”, magjitë. Gjyqtari italian u zgjodh në një përplasje shumë të rëndësishme të këtyre dy skuadrave, në atë të finales së 2020 të luajtur në Lisbonë dhe të fituar nga bavarezët me rezultatin 1-0.

Një nga zhgënjimet më të mëdha në historinë e PSG-së, e cila do të kërkojë një përmbysje të vështirë pas rezultatit 0-1 në Paris më 14 shkurt./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!