Bayern planifikon goditjen e madhe, 50 milion € gati për një talent

schedule10:58 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 10:58 - 8 Dhjetor, 2020

Bayern Munich kërkon të afrojë në skuadër talentin francez të Rennes, Eduardo Camavinga. Futbollisti, sipas asaj që shkruan France Football, i ka bindur bavarezët. Gjatë muajve të fundit ata e kanë ndjekur dhe verën që po vjen janë gati ta transferojnë.

Ajo që u ka bërë përshtypje kampionëve të Europës është pjekuria e lojtarit të kombëtares së Francës, si dhe pozicionimi i tij në fushë. Ata mendojnë se Camavinga mund të zëvendësojë më së miri spanjollin Javi Martinez, i cili në fund të sezonit do të largohet si lojtar i lirë.

 

Problemi kryesor është çmimi dhe Rennes kërkon 50 milion euro për kartonin e tij. Nëse ndodh ta paguajnë këtë shumë bavarëzët, Camavinga do bëhej adoleshenti më i shtrenjtë që kanë blerë gjermanët.

Në të shkuarën të rinjtë e blerë për shifra të larta nuk është se kanë shkëlqyer te Bayern Munich, por mesfushori francez i bind se këtë herë do të jetë ndryshe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!