Bayern Munich do të përballet me Plzen ditën e mërkurë, takim i cili është i vlefshëm për Champions League.
Lojtari kryesorë i bavarezve ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe është karantinuar. Bëhet fjalë për Jamal Musiala.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, kampionët e Gjermanisë kanë lajmëruar infektimin e Musialas. 19-vjeçari ishte një ndër lojtarët me në formë tek ekipi i Julian Nagelsmann.
Mesfushori i avancuar numëron shtatë gola dhe tetë asiste në total deri në këtë fazë të sezonit, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit në kampionat.
Bayerni shkruan se Musiala ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe menjëherë është izoluar sapo ka marrë vesh lajmin e infektimit me koronavirus. /f.a/abcnews.al